“Lagjja e Trimave”, kumanovarët marshojnë në heshtje (VIDEO)

0
85

Ka filluar marshi përkujtimor i organizuar nga familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 maj dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, gjegjësisht në “Lagjen e Trimave”, në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, raporton Portalb.mk.

Marshuesit protestojnë në heshtje, duke u “solidarizuar” me heshtjen e institucioneve për zbardhjen e rastit të “Kumanovës”.

Marshi sipas paralajmërimit do të përfundojë në hyrjen e qytetit të Kumanovës.