Ndërron jetë pjesëtari i FSK’së Lavdim Ademi

0
106

Lavdim Ademi, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka bërë publike vetë FSK përmes një njoftim të publikuar në web të tyre. FSK ka bërë të ditur se Ademi, ka qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ademi, po ashtu ka qenë pjesëtarë i UÇK’së dhe TMK’së .

Ky është njoftimi i plotë i FSK’së:

Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së, se sot ka ndërruar jetë tetar Lavdim Ademi, pjesëtar i FSK-së me shërbim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin.

Njoftojmë të gjithë kolegët e punës, familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët e familjes Ademi, se varrimi do të bëhet nesër me 1 maj 2016,  në ora 17:00, në Shipol të Mitrovicës.

I ndjeri Lavdim Ademi, ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, pjesëtarë i TMK-së dhe pjesëtar i FSK-së me shërbim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin. I ndjeri Lavdim Ademi, ka qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve.