Mustafa për të pagjeturit: Është koha që Serbia t’i hapë arkivat e luftës

0
76

Me rastin e shënimit të Ditës së Personave të Pagjetur, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, nëpërmes një komunikate kanë shprehur konsideratat më të larta shtetërore dhe solidaritetin me familjet e personave të pagjetur.

“Kjo plagë e rëndë kombëtare po na përcjell që nga paslufta, kur fati i mijëra qytetarëve tanë ende nuk është zbardhur. Është koha që Serbia të hap arkivat e luftës dhe të mos sabotojë punën e kërkimeve në territorin e saj”, ka thënë kryeministri.

Mustafa ka thënë se të gjitha institucionet shtetërore do të bëjnë përpjekje maksimale derisa të zbardhet edhe fati i qytetarit të fundit të Kosovës, ndërsa për familjarët do të ofrojë kujdes shtetëror dhe solidaritet qytetar e human.

“Kemi kërkuar nga të gjithë mekanizmat institucionalë, që ta kenë prioritet angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të luftës. Fatkeqësisht kjo gatishmëri e bashkëpunimit nuk është hasur tek Serbia e cila nuk ka ofruar informata të detajuara për varrezat masive, madje në shumë raste po saboton punën e ekipeve kërkimore”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Action Coin