Zëdhënësi i KE’së e quan Republikë Kosovën, detyrohet të japë një shpjegim

0
99

Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian në një adresim para gazetarëve në ndërtesën e këtij institucioni në Bruksel, ka shpalosur agjendën disa ditore të presidentit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Donalt Tusk dhe Martin Shulz.

Shefi për media i këtij institucioni ka thënë se nesër presidenti Donalt Tusk do ta pres në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në ora 16:00.

Kjo deklaratë nxiti pyetje nga një gazetar për shkak të fjalës Republikë, kur dihet BE-ja ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, pasi  janë edhe pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën shtet.

Ju thatë Republika e Kosovës. A i bie teknikisht që Komisioni Evropian e njeh pavarësinë e Kosovës?

Margaritis Schinas u përgjigj duke korrigjuar në njëfarë forme fjalët e tij.

“Ne nuk do të improvizojmë këtu pozicionin, ju e dini që pozicioni i Komisionit Europian është i ditur karshi edhe të drejtës ndërkombëtare, dhe qeverisë me shtete qe e njohin Kosovën si dhe ato shtete që nuk e njohin” përcjellë klankosova.tv.