Daci: Përçarja e opozitës është “faqja e zezë”, kështu po e fuqizojnë PDK’në

0
62

Nexhat Daci ka thënë se përçarja e opozitës është “faqja e zezë”, pasi po bëhet garë se kush do të jetë në poste ende pa qenë askund zgjedhjet. Sipas tij, nëse opozita vazhdon me këto sjellje, do të fuqizohet edhe më shumë PDK-ja nën drejtimin e Kadri Veselit.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se nëse subjektet opozitare vazhdojnë të funksionojnë të ndara dhe pa koncept, Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Kadri Veselit do të fuqizohet edhe më shumë.

Ai i ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se si ende pa u ditur asgjë për zgjedhjet e ardhshme ata po luftojnë për poste. Daci shprehet i befasuar me ambiciet e liderëve politikë shqiptarë për të marrë poste. Në një intervistë për “Zërin” ka thënë se zgjedhje të parakohshme parlamentare është e mundur të ketë, mirëpo kjo, sipas tij, duhet të bëhet në koordinim ndërmjet subjekteve politike në vend. Daci ka thënë se përvoja politike rreth 20-vjeçare e Hashim Thaçit do të ndikojë që ai të jetë një president më i mirë sesa që ka qenë si kryeministër.

Zëri: Si e vlerësoni përçarjen e subjekteve opozitare?

Daci: Faqja e zezë. Fjalët janë për prioritet e zhvillim të shtetit, ndërtimi i shtetit demokratik që ka shëndetësi e arsim.