Ushqimet e shpejta përmbajnë plastikë?

0
115

Një studim i publikuar në gazetën “Environmental Health Perspectives” ka gjetur se ushqimet e shpejta, të tilla si hamburgerët, përmbajnë kimikate plasticizuese (plastikë).

Duke studiuar disa njerëz që hanë shpesh ushqime të shpejta, u gjet se në urinën e tyre kishte plastikë industriale të njohur si “phathalat”, 24 orë pasi kishin ngrënë ushqim të shpejtë.

Sipas Bloomberg, ushqimet e shpejta përmbajnë kimikate industriale që përdoren për t’i bërë ushqimet më të qëndrueshme, transmeton Gazeta Express.

Gjurmë të “phathalat”-it janë gjetur edhe në testet e kryera në mish të përpunuar dhe në produkte të qumështit. Ky studim i kësaj gazete thotë se ushqimet e shpejta janë të mbushura me phathalat – që vjen ose nga paketimi, makineria që përdoret gjatë procesit të përpunimit të tyre, ose nga dorëzat e punonjësve.

EPA (Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit) sugjeron se këto kimikate rrezikojnë shëndetin dhe janë të klasifikuara edhe si kancerogjenë. Hulumtuesit thonë se nuk mund të dëshmojnë plotësisht se ushqimet bëhen me këtë lloj plastike, por shtojnë se lidhja mes ushqimit të shpejtë dhe këtyre kimikateve është e fortë.

Shpërndaj
Artikulli i mëparshëmBombica për 10 minuta
Artikulli tjeterBorë në Suedi