Humbja e vetëm një pjese të vogël të peshës e përcjellur me shumë benefite për shëndetin

0
94

Një studim i ri, i cili u publikua në Journal of Cell Metabolism, vërtetoj se për të gjithë individët obez humbja e vetëm 5 % e peshës totale të trupit të tyre mund të përmirësojë funksionin metabolik dhe zvogëlojë gjasat për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Shumica e udhëzimeve për humbje të peshës kërkojnë nga pacientët për të humbur në mes të 5 dhe 10 % të peshës totale trupore në mënyrë që t’i përjetojnë benefitet shëndetësore, por këto udhëzime ishin të mbështetura në hulumtime efektet e të cilave nuk bënin dallim mes humbjes së sasive të mëdha dhe të vogla të peshës së përgjithshme.

Studimi ishte një eksperiment klinik ku përfshinte 40 individ obez me shenja të rezistencës së insulinës të cilët duhej ose të mbanin peshën e njëjtë apo të klasifikoheshin në grupet dietale për të humbur 5, 10 apo 15 % të peshës totale të trupit.

Rezultatet treguan se ndjeshmëria e insulinës u përmirësua me vetëm 5 % të peshës së humbur dhe njejtë ndodhi edhe me koncentrimin e triglicerideve, tensionit të gjakut si dhe të rrahurat e zemrës në qetësi. Rezultatet e hulumtimit nuk treguan përmirësim të treguesve të inflamacionit në asnjërën kategori për humbje të peshës.