Veseli: Nga nesër fillon gara për kryetar të PDK-së

0
93

Partia Demokratike ka mbledhur të enjten Këshillin Drejtues ku po diskutohet për përgatitjet e mbajtjes së konventën zgjedhore, e cila do të mbahet më 7 maj, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, me këtë rast tha se zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të bëhet përmes një procesi demokratik.

Sipas tij, secili anëtar i PDK-së e ka të drejtën për të kandiduar për kryetar të partisë.

Veseli tha se që nga nesër do të hapet gara për kandidatë për kryetar të PDK-së në të cilin PDK duhet të dal edhe më e fuqishme si parti politike për arsye se e meriton për atë çka ka kaluar dhe për atë të cilën do ta bëjë për vendin.

Action Coin