Kurti akuzon AAK’në për prishjen e bllokut opozitar

0
85

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se ftohja e parë në mes të partnerëve opozitarë ka ndodhur kur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

“Në ato momente është ndjerë se ka disa tensione që po dalin në sipërfaqe. Në ato tensione, AAK’ja filloi ta braktisë opozitarizmin si aktivitet”, ka thënë Kurti në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Kurti ka folur edhe për Donika Kadaj-Bujupin, e cila ka lënë Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës, për t’iu bashkuar partisë së tij.

“Donika Kadaj-Bujupi, para se ta braktisë AAK’në, është ndjerë e braktisur nga AAK’ja”, ka thënë Kurti.

“Donika nuk e braktisi AAK’në, por e braktisi braktisjen”, është shprehur Kurti.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu ka folur edhe për pranueshmërinë e simboleve të Kosovës nga partia e tij, duket thënë se VV i pranon simbolet e Kosovës – por vetëm në institucione.

“Asnjë aktivist nuk i ka dëmtuar simbolet e shtetit të Kosovës. Mirëpo në zyrat e shtëpitë tona, nuk i përdorim. Jemi të bindur se flamuri kuq e zi na ka sjellë deri këtu, dhe po ai na e garanton të ardhmen”, ka thënë Kurti.

“Nuk e besoj që flamuri i Kosovës është aq i qëndrueshëm, për shkak se nuk është as historik dhe as demokratik, sepse nuk është zgjedhur me referendum”, ka deklaruar Kurti.

“Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga bashkimi kombëtar, sepse kjo është më e mira për ne”, është shprehur ai.

Action Coin