‘Duam tripletën’

0
67

Juan Bernat ka thënë se Bayern Munich dëshiron tripletën këtë edicion.

Mbrojtësi spanjoll i Bayern Munichut, Juan Bernat ka thënë se ata dëshirojnë tripletën këtë edicion, për t’i thënë Guardiolas lamtumirë në mënyrën më të mirë.

Bayern është lider në Bundesliga, ka siguruar finalen e DFB Pokal dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të luaj kundër Atletico Madridit.

“Objektivi ynë është që të kalojmë në finale të Ligës së Kampionëve. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse përshëndetemi me Guardiolan duke fituar tripletën”, tha Bernat gjatë një takimi me gazetarë. /Express

Action Coin