Thaçi: Takimi i parë me Rugovën më i rëndësishmi për Kosovën

0
66

Kishte qenë një nga ditët e vitit 1991. Hashim Thaçit nuk i kujtohet saktësisht, data e muaji. Por mbanë mend mirë detajet sikurse orën.

“Ishte ora 13:00….”, thotë Thaçi, teksa kujton takimin e parë me Ibrahim Rugovën.

Thaçi në një intervistë për Opinion në Klan ka kujtuar takimin e parë më Rugovën, që atëherë ishte lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke e cilësuar si njërin prej më të rëndësishmëve në politikën kosovare.

Për këtë kishte një arsye. Thaçi ka thënë se në atë takim, Rugova i kishte sugjeruar atij që të ishte më i kujdesshëm sepse aparati shtetëror i asaj kohe ishte i vrazhdët.

“Ai takim edhe pse pas takimeve të tjera që kishin pasuar u harrua, për mua ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse ballafaqoheshin  dy ide të ndryshme, që më vonë do të bëheshin më kryesoret në politikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi, në këtë intervistë të zhvilluar në fshatin e tij Burojë.

Thaçi kujton se Ibrahim Rugovën e kishte takuar në zyrën e tij.

“Ishte ora 13:00 dhe filloi edicioni i lajmeve të Dojqevelles (DW) dhe më kujtohet se pritëm për takim derisa përfunduan lajmet. Fisniku dhe Ibrahimi pinin cigare. Më ka ofruar edhe mua cigare si pasionant i fiksuar pas cigares. I thash që duhet të lëvizim por më tregoi se duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Rugova e kishte kujtuar këtë takim edhe në Ramubuje kur ishin takuar por edhe në disa raste të tjera.

(Insajderi)

 

Action Coin