Çollaku: Të gjitha indikacionet janë që do të lëvizim pa viza sivjet

0
58

Ministri i Integrimit Bekim Çollaku, gjatë qëndrimit në Strasburg, ka zhvilluar takime të ndara me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Ministri Çollaku me ta ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Sot në Strasburg zhvillova takime me Komisionerin Johannes Hahn si dhe Nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek. Temë diskutimi e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës, dhe në veçanti përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kishim një takim të mirë me Komisionerin Hahn, ku i tregova se me përmbushjen e kritereve teknike të parapara me udhërrëfyes, tani është koha që të prekim rezultatin final të liberalizimit të vizave. Nga ana e tij Komisioneri Hahn është shprehur i kenaqur me progresin në procesin e liberalizimit të vizave.

Në fund, bazuar në të gjitha indikacionet dhe punën e bërë, jam i sigurt se gjatë këtij viti të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen”, ka shkruar Çollaku në facebook.

Action Coin