Dorëzohet ankesa për Bojken Abazin, avokati e quan të jashtëligjshme dëbimin e tij

0
132

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, avokati Tomë Gashi ka dorëzuar ankesën për largimin nga Kosova të aktivistit, Bojken Abazi.

Gashi, pasi dorëzoi ankesën e ka quajtur të jashtëligjshëm largimin e tij dhe po kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta ndryshojë menjëherë atë vendim.

Gashi e quan të pabazë dhe pret që Abazit t’i lejohet hyrja në Kosovë.