Mitrovicë: Shoqata “Islamic Relief”, nga Malajzia , vazhdon ndihmat për familjet në nevojë

0
148
Drejtori i  Shoqatës “Islamic Relief”, nga Malaysia, Zajrulshahfuddin Zainal Abidin, i shoqëruar nga drejtori i kësaj shoqate për Kosovë, Vehbi Zeqiri, kanë   vizituar të enjten kryetarin  e komunës, Agim Bahtirin, me ç’rast  e njoftuan atë  rreth projektit për shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore, për mbi 100 familje nevojtare.
Kryetari Bahtiri, u shpreh i kënaqur me vazhdimin e realizimit të këtij projekti, andaj edhe falënderoj përfaqësuesit e shoqatës për mbështetje dhe për bashkëpunim me komunën e Mitrovicës. Ai tha se projekti është i mirësearhur për familjet me kushte të vështira jetese.
“Ju falënderoj për çdo gjë që keni bërë dhe që po bëni për qytetarët e Mitrovicës. Unë me të vërtet ndihem i privilegjuar të bashkëpunoj me juve si shoqatë. Mitrovica mendoj se është qyteti më i varfër në Kosovë, prandaj kisha pasur dëshirë që, jo vetëm kjo shoqatë e juaj, por edhe shoqatat tjera,  të ndihmojnë banorët e Mitrovicës, e cila ka gjendjen më të rëndë ekonomiko-sociale, si pasojë e specifikave të vet qytetit”, tha ndër të tjerash  kryetari Bahtiri.
Drejtori i shoqatës, “Islamic Reliev” në Kosovë, Vehbi Zeqiri, tha se  për projektin për mbështetjen e familjeve në nevojë, i cili pritet që edhe  në këtë vit të realizohet,  kanë kontribuar shumë donatorë dhe se ata kanë qenë të njoftuar në detaje për problemet e Mitrovicës.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, në emër të komunës dhe në emrin e tij personal, falënderoj edhe një herë organizatën në fjalë për ndihmë familjeve skamnore që po ju bëhet në vazhdimësi qytetarëve të Mitrovicës.
Action Coin