Rita Ora vjen në Kosovë me datën…

0
148
arrives to attend The Prince's Trust Celebrate Success Awards at London Palladium on March 7, 2016 in London, England.

Dy ditë më parë Princi Charles kishte publikuar një fotografi në Twitter ku shihet teksa takohet me këngëtaren Rita Ora.

“Rita Ora i uron hirësisë së tij mbretërore një udhëtim të sigurt në Kosovë gjatë takimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fondacionit Mbretëror ‘Prince’s Trust’”, kishte shkruar Charles në llogarinë e tij në Twitter.

Një fotografi të tillë e kishte postuar edhe këngëtarja kosovare që muaj më parë nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ishte shpallur ambasadore nderi e Kosovës.
“Çfarë nderi i madh kur flet me Princin e Uellsit rrreth vendit tim të bukur, Kosovën.

Krenare”, kishte shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.
Por asnjëri prej tyre nuk e kanë treguar faktin se të dytë do të udhëtojnë së bashku në Kosovë.

Rita Ora do ta shoqërojë Princ Charles dhe dukeshën Cornëall në vizitën e tyre në Kosovë që do të nisë me 18 mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretëror në Ballkan, raporton Insajderi.

Lajmin për Insajderin e kanë bërë të ditur burimi brenda zyrës së Presidencës por nuk kanë dashur të dalin publikisht.

“Rita do të vij në Kosovë dhe do ta shoqëroj Princ Charles gjatë dy ditëve me 18 dhe 19 mars dhe do të bëjë një lajmërim të madh”, ka thënë ky burim.
Insjaderi mëson se bëhet fjalë për nisjen e një projekti për ndërtimin e shkollës së muzikës që do të jetë projekt i mbështetur nga vet këngëtarja Rita Ora.
Përndryshe kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Uellsit në Kosovë, pasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornëall-it.

“Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës. Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

Princi i Uellsit, siç edhe thuhet në njoftim do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Më pas, Lartmadhëria e Tij do të marr pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it “Film City” për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Lartmadhëria e Saj do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

Action Coin