Mustafa: Nuk jam shenjë që të më gjuajë kujt t’i teket

0
136

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit tha se opozita nuk ka asnjë arsye të sillet në këtë mënyrë dhe nuk ka arsye që të na sulmojë.

Pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit ku edhe mbajtën një fjalim kundër Qeverisë, dikush nga anëtarët e Opozitës e ka gjuajtur me ujë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. E ai menjëherë e ka marrë fjalën duke thënë se opozita nuk ka asnjë arsye me u sill në këtë mënyrë. “Opozita nuk ka arsye të sillet ashtu, nuk ka arsye me na sulmu në këtë mënyrë”

“Nuk jam shenjë që kuj ti teket të gjuajë në mua Brenda apo jashtë kuvendit”

“S’dua të më sulmohet shtëpia, këtë se kam përmendur e kam lënë policinë Shtëpia e kryeministrit sulmohet me koktej molotovi dhe heshtet nuk është në rregull Kuvendi duhet të funksionojë dhe ko me funksionu:, ka thënë Mustafa.

Gjatë fjalimit që mbajti kryeministri i Kosovës Isa Mustafa foli për opozitën dhe veprimet që sipas tij nuk janë demokratike nga ana e opozitës.
“E ftoj opozitën të marrë pjesë në debat ti thotë vërejtet për asociacionin demarkacionin dhe dialogun.Ata përfaqësojnë një pjesë të popollit, qytetarët i kanë votuar të marrin pjesë në seancë jo të gjuajnë gaz lotsjellës. Kundërshtoni me me fakte dhe argumente, mënyra se si po protestojnë opozita nuk është mënyrë demokratike” tha Mustafa në seancë.

Seanca po vazhdon të mbahet pa praninë e opozitës, momentalisht në séance janë 70 deputetë.

Action Coin