Grida Duma: Ta forcojmë identitetin shqiptar

0
96

“Nuk besoj se duhet të krijohet një identitet i veçantë Kosovar, por me bashkimin në Europë, medeomos do forcohet identiteti shqiptar”, tha Grida Duma, në një ligjëratë në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Sociologia dhe Politkanja e shquar shqiptare Grida Duma, në një ligjërate publike me studentët e Kolegjit Universum, foli për shumë çështje me të cilat sot ballafaqohen shqiptaret në Shqipëri dhe Kosovë dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane. Ajo potencoi rëndësinë e shkrirjes ekonomike dhe asaj politike ndermejt shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Sipas saj kjo shkrirje përshpejton europianizimin e dy vendeve si një etnitet i përbashkët, gjë që do ta ngriste rëndësinë politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Europë.

Zonja Grida kritikoi politikat e të dyja vendeve që po shkaktojnë humbje të shpresës tek te rinjët dhe braktisje masive te vendit të tyre. Largimi i populltës se re, sipas Znj. Duma, shpie në humbje ekonomike të vendit. Poashtu, sipas saj në të dyja vendet ka mungesë të politikave të shtetberjës që si pasojë sjellin në krye lider me tjera qëllime. Grida Duma vlerësoi se nuk ka dallime të mëdha të politikbërjës në Kosovë e Shqipëri dhe kjo është një nga faktorët përgjegjës për gjendjen në të dy vendet.

Në fund ajo foli edhe rreth barazisë gjinore dhe potencoi që ajo beson ne diversitet më shumë se sa në barazi mes femrave dhe meshkujve. Znj. Duma tha se femrat ne Ballkan janë të stigmatizuara dhe kjo po ndikon në performancën e tyre profesionale dhe sociale. Sipas saj avancimi i femrës në shoqëri është i lidhur ngushtë me pavarësinë ekonomike dhe femrat duhet të jenë më proaktive në vend se të luajnë rolin e viktimës.