Hajredin Kuçi lë Ministrinë e Drejtësisë, bëhet vetëm Zëvendëskryeministër

0
840

Pas plotë 5 vitesh sa qëndroi në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka vendosur të heqë dorë nga ky post.

Burime të Gazetës Express, tregojnë se emërimi i Kuçit si zëvendëskryeministër i Kosovës, në vend të Hashim Thaçit i cili u zgjodh President, do të pasohet me dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Marrja e pozitës nga ai, si zëvendës i kryeministrit Isa Mustafa, pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, kur partnerët e koalicionit PDK-LDK do të edhe bëjnë ndryshime tjera në postet ministrore.

Ministrin e Drejtësisë, pas këtyre rokadave, pritet ta marrë LDK’ja, për t’ju dhënë PDK’së Ministria e FSK’së, merr vesh Gazeta Express.

Për Hajredin Kuçin, të jetë zëvendës i kryeministrit nuk është hera e parë. Ai të njëjtën pozitë e ka mbajtur kur tashmë ish-kreu i PDK’së, Hashim Thaçi drejtonte qeverinë, për dy mandate me radhë, nga viti 2008.

Derisa, nga viti 2011 deri me tash u ngarkua edhe në krye të Ministrisë së Drejtësisë. /GazetaExpress/.