Pantina: Opozita nuk do të lejojë shpalljen e Thaçit president

0
106

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina në një prononcim për KTV ka thënë se pjesëmarrja e opozitës në Kuvend do të jetë e atillë sa të pamundësojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ndërsa nuk ka mohuar mos hedhjen e gazit lotsjellës.

“Ne do të shkojmë ne seancë, por pjesëmarrja jonë do të jetë e atillë që të pamundësojë zgjedhjen e Thaçit president. Pasi Kosova nuk e meriton që të drejtohet nga një njeri i cili gjithmonë i ka sjellë vendit të këqija me dështimet e tij. Veprimet tona do të varen se si do të shkojë seanca”, ka thënë Pantina.

Ajo ka ftuar edhe qytetarët që të bashkohen në protestë.

“Sot është një ditë e rëndësishme dhe ftoj qytetarët të na bashkohen në shesh për protestë. Ne do të vazhdojmë protestën tonë, kjo nuk është vetëm protestë e opozitës për mbarë qytetare, sot kam takuar edhe pjesëtarë të komuniteteve. Nga marrëveshja e Zajednicës nuk përfitojnë as vet qytetarët serb në Kosovë. Këto marrëveshje iu shkon përshtatje liderëve Thaçi e Mustafa”, ka thënë ajo.