VV: Kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet

0
105

Pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” si dhe arrestimeve të deputetëve të kësaj lëvizje, e ku sot në orët e mëngjesit u arrestua edhe deputeti Glauk Konjufca, ka reaguar Vetëvendosje duke e quajtur Qeveri frikacake, qeverinë Mustafa-Thaçi dhe duke deklaruar se kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet.

Lexojeni reagimin e plotë të Vetëvendosjes:

“Qeveria e frikacakëve Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duke e parë që protesta e 17 shkurtit do të jetë masive dhe e fuqishme, po e vazhdon fushatën e përndjekjeve dhe arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDSOJE!.

Gjatë natës, fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata. Pas propagandës e shpifjeve policeske se kinse paskan informata për përgatitjen e akteve të dhunës në protestë, ata vazhduan me aksionin e tyre policor për të mbjellë frikë. Sot herët në mëngjes, u arrestua në banesën e tij drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, ndërkohë që në Vushtrri policia arrestoi aktivistin Kasim Uka.

Kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet. Dhe secilën prej këtyre ditëve po e vendos në funksion të projektit kriminal të Vuçiqit, ‘Zajednicës’. Kushdo që e kundërshton Serbinë në Kosovë po arrestohet.

Aksioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 2009 kundërshtonte Protokollin e bashkëpunimit që kishte nënshkruar EULEX-i me policinë kriminale të Serbisë, pra për ta lejuar ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Ky protokoll mes tjerash parashihte këmbimin e informatave mes policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë për aktivitetin policor. Nga ky protokoll nuk rezultoi të jenë arrestuar asnjë prej kriminelëve të luftës nga radhët e policisë e paramilitarëve të Serbisë, asnjë prej kriminelëve e kontrabanduesve në veri. Por pati një mori akuzash e dënimesh të pjesëtarëve të UÇK-së për gjoja krime lufte. Sepse këtë e do Serbia, e kështu do Serbia.

Aktivistët tanë po arrestohen sot, një ditë para protestës së madhe kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër kësaj qeverie që po e shtyn përpara një gjë të tillë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Glauk Konjufca, të Frashër Krasniqit dhe Kasim Ukës, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Nuk do të imponohet Serbia në Kosovë pavarësisht vullnetit të Mustafës e Thaçit.” /Ditori.com/

Action Coin