“Tjetërqysh” kritikojnë Agim Bahtirin

0
400

Njëri nga anëtarët e grupit “Tjetërqysh”, grup ky i qytetarisë aktive, ka kritikuar Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, për shkak të neglizhencës së tij karshi qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi lidhur me zhagitjen e punëve në qytet.

Reagimi i plotë nga “Tjetërqysh”:

“Agim Bahtiri, po e qeverisë Mitrovicën nga Europa

I kontaktuar nga “Tjetërqysh” që nga java e kaluar, kryetari Bahtiri vazhdon të qëndroj jashtë vendit.

Javën e kaluar ishte në Berlin, ndërkaq sot u mjaftua vetëm me: jam jashtë vendit.

Për kryetarin Bahtiri, nuk është hera e parë që shkon jashtë vendit me javë të tëra. Ndërkaq, qytetarët që ai udhëheq, lëre që nuk mund të shkojnë më larg se kufijtë e Kosovës, por janë edhe qytetarët më të varfër të vendit.

Mitrovica dhe qytetarët e saj janë dëshmitarë se Komuna nuk po udhëhiqet si duhet, dhe nuk është udhëhequr, as kur ka qenë kryetari në punë. E, ç’farë mund të thuhet kur ai qëndron me javë të tëra jashtë vendit?

“Tjetërqysh” u bën thirrje organeve komunale që të jenë më të përkushtuara ndaj detyrave dhe përgjegjësive; e sidomos, sugjeron kryetarin që të mos neglizhoj qytetarin e Mitrovicës; pasi ai është votuar që të kryejë punë dhe jo të qëndroj indiferent ndaj parregullsive dhe zhagitjes së punëve.

Sh.K nga “Tjetërqysh”.” /Ditori.com/