Abrashi: Të gjithë veteranët do të paguhen, nuk ka nevojë për protesta

0
465

Ai deklaroi se vonesat në pagesa po bëhen, sepse numri i veteranëve është më i madh sesa është menduar në fillim kur ka startuar të ndërtohet skema për veteranët.

Abrashi pohoi se buxheti i ministrisë që ai udhëheqë është 360 milionë dhe nga këto para rreth 26 milionë, apo më shumë do të shkojnë për veteranë.

“Duhet të përshëndetet procesi, por ky proces merr kohë, ne kemi pasur fluks të madh. Nuk ka nevojë për protestë, sepse nuk është shqetësim për ata që janë në listë. Të gjithë ata do të marrin pagat”, tha Abrashi, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Së bashku me përfaqësues të komisionit tek Fondi Monetar Ndërkombëtar ne gjithmonë kemi folur për 14 mijë veteranë, tani kemi një fluks më të madh të kërkesave. Prandaj edhe është ngarkesë për administratë, por edhe për buxhetin. Megjithatë do të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Abrashi.

Ai tregoi se në muajin dhjetor janë paguar 13.200 veteranë, kurse në janar rreth 15,000 veteranë, “pra gjithmonë është në progres. Ky buxhet i ka këto mundësi, pra paga për veteranët është 170 euro, ndërsa qëllimi është që fundi i këtij viti është që kjo skemë të vihet në binarë”, tha ai.

Action Coin