Kastrati: Ja gënjeshtrat e Agim Bahtirit (Video)

0
1240

Kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, i ftuar në emisionin “Euro Tribuna”, ka akuzuar rendë kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Sipas Kastratit, Bahtiri ka gënjyer qytetarët për sa i përket fabrikës së kërpudhave .

“Agim Bahtiri nuk ka pasur fabrikë, as në Leban e as në Mitrovicë. Unë jam shumë kureshtar dhe jam i interesuar të shoh sa ka kushtuar pajisja për fabrikën e kërpudhave. Pajisja për kërpudha nuk është e Agimit, se ajo është e ardhur në emër të Mabetexit dhe vlera reale është 270 mijë euro e jo 27 milionë sa e ka deklaruar ai”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, qëllimi i Bahtirit ka qenë që atë fabrikë ta vendos në tokën e vet dhe për këtë arsye të merr para nga Behgjet Pacolli.

“Aty Bahtiri s’ka asgjë tjetër përpos një qeraje që ka kërkuar të merr nga fabrika. Ai ka synime që ngadalë të përfitojë me këtë rast”, ka thënë Kastrati. /Gazeta Tribuna/