Thaçi uron qytetarët

0
109

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qyetetarët në lidhje me miratimin e raportit pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian.

“Komisioni Evropian para pak çastesh miratoi raportin pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Ky vlerësim i Komisionit Evropian ndodhi pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike.

Kosova është zotuar t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave.

Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderoj partnerët tanë evropian për vlerësimin pozitiv.” ka shkruar Thaçi në facebook. /Ditori.com/

Action Coin