BBC për protestën e PD: Përleshje me policinë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

0
106

Protesta e sotme e Partisë Demokratike ka gjetur jehonë në mediat ndërkombëtare. BBC në një artikull kushtuar kësaj ngjarjeje shkruan se mijëra protestues u përleshën me policinë gjatë protestës antiqeveritare të organizuar nga PD në kryeqytetin shqiptar.

“Demonstruesit hodhën gurë dhe vezë në drejtim të selisë së qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Opozita pretendon se qeveria është e korruptuar dhe politikat e saj po varfërojnë çdo ditë popullin.

Demonstrata mbahet me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit nga studentët në 1990, çka shënoi nisjen e pluralizmin në kombin ballkanik”, shkruan BBC./gazeta-shqip.com/