Shënohet Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS

0
117
illustration of red ribbon isolated on white background

Sot është Dita Ndërkombëtare kundër SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik.

Vitin e kaluar, 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.
HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale, transmeton Rel.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, jetojnë rreth 100 persona të prekur nga kjo sëmundje. Në vitin 1986 është identifikuar rasti i parë.