Pas reshjeve të borës, policia apelon për siguri në trafik

0
172

​Pas reshjeve të para të borës që nisën në Kosovë mesnatën e së enjtes, Policia ka njoftuar se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, tani gjatë sezonit të dimrit do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, të reshurave të borës dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor” thuhet në njoftimin për media të policisë.

Këta të fundit kanë apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike

Ndërkaq, sa i perket gjendjes së rrugëve, policia njofton se të gjitha ato konsiderohen të kalueshme, por sipas tyre disa rrugë në vise malore si rruga Pejë-Kullë dhe ajo në drejtim të pikës kufitare Mutivodë, konsiderohen të kalueshme por pjesërisht të veshtirësuara për qarkullim.