Ambasadorët e Quintit: Dhuna është e papranueshme

0
124

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

“Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre ambasadave.

Sipas komunikatës, dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën”, përfundohet në deklaratën e ambasadave në fjalë. /Telegrafi/