“Diçka për Mitrovicën… A?” – Versioni 2015 (VIDEO)

0
496

Kanë kaluar 4 vjet që kur  Hakif Jupolli ia dha këtë përgjigje Klan Kosovës lidhur me raportin e progresit. Por tani, burri nga Shajkovci i Podujevës, e ka mësuar kuptimin e vlerësimit që vjen nga Bashkimi evropian.

Mirëpo, përveç përkufizimit, ky nuk është se u interesua për përmbajtjen e raporteve të deritanishme, e aq më pak të më të riut, që u publikua këtë të martë,njofton Klan Kosova.

Megjithatë, falë intervistës dhënë për këtë temë, ky u bë shumë i njohur në Kosovë.

Për më tepër Hakifi, u bë shumë i kërkuar edhe nga kompanitë  e ndryshme të marketingut.

Por, megjithë ofertat e kohëpaskohëshme, ky nuk po heq dorë nga zanati i vjetër.

Kronikë nga Flutra Nushi.