Hashim Thaçi: Kemi dhënë maksimumin

0
193

Për mospranimin e Kosovës në “UNESCO” ka reaguar Ministri i Punëve të Jasthme Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.

“Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 4 vota nuk fituam shumicën e nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.” ka shkruar Thaçi në facebook. /Ditori/

Action Coin