Lista serbe shkon në Seancë

0
131

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë ku pritet të ratifikohet marrëveshja e MSA-së e nënshkruan në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përpos opozitës e cila ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë seancë, në media sot ka qarkulluar lajmi se bojkotin është duke e shqyrtuar edhe Lista Serbe.

I kontaktuar nga Indeksonline deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se nuk është marrë ndonjë vendim për mospjesëmarrje.

“Besoj që do të jemi në seancë por ende nuk kemi marre ndonjë vendim përfundimtarë. Sa e di unë nuk ka kurrfarë vendimi sa i përket mospjesëmarrjes në seancë”, ka thënë Rashiq.