Drita fiton derbin, Gjilani vishet bardh e kaltër

0
114

Drita ka fituar derbin kundër Gjilanit me rezultat 2:0.

Derbi i kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i ka takuar skuadrës mysafire me rezultat të pastër 0:2.

Mysafirët kanë qenë skuadër më e mirë nga fillimi i takimit, duke iu hakmarrë kështu për humbjen e parë në fillimit të edicionit me rezultat 3:0.

Ndeshja ka qenë e barabartë në shumicën e kohës, në përjashtim te penalltia e akorduar në minutën e 54, kur futbollistët e të dy skuadrave edhe u përleshën.

Golat në këtë ndeshje për Dritën i shënuan Xhevdet Shabani në minutën e 13’të dhe Fillim Guraziu në minutën e 56’të.

Pas kësaj fitoreje Drita ngritët në vendin e 7’të me 16 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e tretë me 21 pikë. Express