S’ka të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, 224 pasagjerë të vdekur

0
244

Një avion rus me të paktën 224 pasagjerë në bord është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt, dhe BBC raporton se nuk ka të mbijetuar nga ky aksident fatal.

Avioni, një Airbus A-321 sapo kishte fluturuar nga resorti turistik Sharme l-sheik, po kalonte nëpër Detin e Kuq e destinacion final kishte Shën Petersburgun në Rusi.

Aeroplani është gjetur në zonën Hasana ehde trupat janë larguar së bashku me mbetjet e aeroplanit. Zyrtarët e kanë përshkruar si një pamje shumë tragjike me trupat e viktimave që ende ishin të ulur në ulëset e pasagjerëve, transmeton Klan Kosova.

Pasi që shumica e pasagjerëve ishin shtetas të Rusisë, presidenti Vladimir Putin e ka shpallur të dielën si ditë zie për Rusinë.

Ai po ashtu ka urdhëruar një hetim zyrtar e të detajuar për shkakun e rrëzimit.

Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se 214 pasagjerë ishin nga Rusia dhe 3 nga Ukraina.