Sherr për prishjen e fejesës, plagosen 6 shqiptarë në Itali

0
128

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes dy familjeve shqiptare në Breshia të Italisë.

Përleshja ndodhi pasi familjet mësuan se krushqia mes tyre po prishej me ndarjen e fëmijëve, sipas medieve vendase të cilat nuk bëjnë të ditur emrat e personave të përfshirë në konflikt.

Gjithnjë referuar raportimeve nga përtej Adriatikut, njëra prej familjeve ka shkuar poshtë shtëpisë së familjes tjetër dhe është përleshur me thika e shkopinj bejsbolli.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa për të nëntë personat e përfshirë në sherr – gjashtë burra dhe tre gra – janë thirrur nga Prokuroria dhe për ta ka nisur procedimi./Shekulli.com/

Action Coin