Mustafa nënshkruan MSA’në në emër të Kosovës më 27 tetor

0
121

Marrëveshja e Stabilizim –Asociimit, e cila është miratuar dje në Këshillin e BE’së, do të nënshkruhet të martën e ardhshme. Gazeta Express merr vesh se nga pala kosovare do të nënshkruaj Kryeministri Isa Mustafa, ndërsa në emër të BE’së do të nënshkruaj Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini.

Përfundimisht është sqaruar se kush do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit në emër të Kosovës të martën në Strasbourg të Francës.

Gazeta Express merr vesh se Kryeministri Isa Mustafa do të jetë në Strasbourg për ta nënshkruar marrëveshjen. Ndërsa nga ana e BE’së marrëveshja do të nënshkruhet Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini.