Neymar tregon kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’

0
236

Sulmuesi i Barcelona-s, Neymar, ka thënë se çmimi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2015 veçse është rezervuar për bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, shkruan ‘Goal’, transmeton tika-taka.com

“Leo është favorite. Këtë vit, ‘Topi i Artë’ është i rezervuar për Messi, lojtari më i mirë në botë veçse është caktuar. Për gjithçka që ka bërë, Leo e meriton. Shpresoj që të rritem pranë Messi-t. Ai është më i miri dhe idol për mua. Dhe nëse mësoj shumë pastaj ndoshta mund ta fitoj unë çmimin.”, tha Neymar.

Besohet se Neymar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë tre kandidatët për të fituar çmimin e ‘Topit të Artë’ për këtë vit që dhurohet nga ‘FIFA’. /tika-taka.com/