E turpshme: Festë e kufizuar për Mitrovicasit (FOTO)

0
265

Me 8 tetor 2015 Shqipëria po bëhej gati për sfidën historike kundër Serbisë, dhe me këtë rast në të gjitha sheshet e Kosovës ishte organizuar ndjekja e ndeshjes me projektor, ku qyteti i Mitrovicës ishte injoruar për shkaqe sigurie, sipas organizatorëve.

Qytetarët e indinjuar, konkretisht tifozët “Torcida” kishin vendosur që organizimin t’a bënin vetë, mirëpo edhe kjo nuk kaloi pa kushte, ku leja nga policia u dha me kusht që organizimi të mos bëhej në shesh, për shkak të afërsisë me Urën e Ibrit, madje as lokaleve andej nuk iu lejua transmetimi i ndeshjes me projektor. Sidoqoftë, organizimi për këtë datë historike ndodhi por jo në shesh, jo në qendër, por në oborrin e një shkolle, konkretisht në oborrin e gjimnazit.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Serbisë. Veriu i qytetit i banuar me serbë gjëmonte nga fishekzjarret dhe koret raciste kundër shqiptarëve. Festa e tyre po zhvillohej fare afër urës. Këta nuk po i pengonte askush të festonin afër urës.

Me 11 tetor, Shqipëria po luante sfidën e fundit vendimtare kundër Armenisë, për t’u kualifikuar direkt. Kualifikimi ndodhi. Tani rradhën për të gjëmuar e kishte jugu, mirëpo me shumë kufizime. Qytetarët shqiptarë nuk lejoheshin të festonin as në sheshin “Isa Boletini” pranë statujës së tij, pak minuta më vonë me insistimin e qytetarëve u lejuan të festonin në atë pjesë të sheshit, por të rrethuar nga shumë policë, madje edhe të njësisë speciale që ishin të vendosur tek ura kryesore.

Gjatë festimeve, dikush me të drejtë pyeste, pse nuk kan dal dhe me vetura me festu si në qytetet tjera? E vërteta ishte se kishte dhe shumë vetura, por dhe atyre iu ishte kufizuar qarkullimi. Policia kishte vendosur punktin tek Xhamia “Bajram Pasha Isa Beg” që ndodhet larg sheshit e urës. Veturat vetëm deri aty mund të festonin, kjo madje edhe e vështirsonte komunikacionin.

E turpshme, se si standarde të tilla nuk u vendosën për serbët ditë më parë. Sidoqoftë, Mitrovica festoi dinjitetshëm. Qyteti i Isa Boletinit i dha mesazh të qartë të gjithëve: E bëjmë vetë, bile edhe më mirë! /Ditori/
Fotot flasin:f5f6f7f8f9
f1f1f4