Armend Zemaj: Po, gjuajta me gotë në Kuvend

0
216

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, i vjen keq që gota që ka gjuajtur është thyer dhe nuk ka arritur cakun, duke mos lënë të kuptohet se cili ishte caku.
Ai tha se është bërë si kundërpërgjigje ndaj gjuajtjeve me vezë nga ana e Opozitës, dhe se nuk ndjehet mirë që njerëzit u shqetësuan, duke deklaruar se akti ishte demokratik.

“As nuk e kam mohuar as nuk e kam pohuar, sepse seancat janë publike dhe mediat janë çdo herë në përcjellje të seancave. Se besoj që ka qenë çështje lëndimi. Më vjen keq që është thyer një gotë, dhe ka mujt që më vonë t`u shërbeje deputetëve. Se besoj që ish lënduar dikush se njerëzit shikojnë lëndime të tilla dhe nuk lëndohen nga ajo, pavarësisht a është e qelqit apo plastikë. Shumë interesant tash kjo puna e gotës, më vjen keq që është thyer një gotë, por më vjen keq që nuk ka qenë caku i destinuar. Caku ka qenë me theks të caktuar, një momentum i keq, por që ka rezultuar me një thyerje gote. Me pas gjuajt në adresë në deputetëve ka mundur të has dikund gota”, tha Zemaj në intervistë të Info Magazinës në Klan Kosova, transmeton Gazeta Express.