Flet zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë që u suspendua për kushtëzim të femrave

0
193

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, i cili u bë pothuajse kryelajmi i ditës pasi nëpër media u shpërnda lajmi se ai kishte kushtëzuar dhënien e doracakut të jurisprudencës për çka edhe u suspendua nga puna, ka reaguar lidhur me këtë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet lidhur me këtë çështje.

“Unë jam pjesë e Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 2011, si zyrtar i lartë ligjor në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë, në bazë përshkrimit të detyrave të vendit të punës, pozita ime nuk ka asnjë relevantë me provimin e jurisprudencës dhe doracakun për përgatitjen e provimit të jurisprudencës dhe shpërndarës së tij”, ka shkruar ai.

Bajraktari gjithashtu është shprehur se me personin në fjalë ka pas vetëm raporte miqësie në rrjetin social Facebook, ndërsa sipas tij arsyeja e kësaj miqësie ishte se ishin të të njejtit profesion.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të Bajraktarit në Facebook:

Sqarim në lidhje me shkrimin me titull “skandali i zyrtarit të MD-së që i kushtëzon femrat” publikuar në disa portale

Unë jam pjesë e Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 2011, si zyrtar i lartë ligjor në Departamentin Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë, në bazë përshkrimit të detyrave të vendit të punës, pozita ime nuk ka asnjë relevantë me provimin e jurisprudencës dhe doracakun për përgatitjen e provimit të jurisprudencës dhe shpërndarës së tij.

Me personin në fjalë kam pas raporte miqësie (në rrjetin social Facebook), dhe atë qe një kohë relativisht të shkurtër. Arsyeja e miqësisë ishte se jemi të të njëjtit profesion.

Në njërin nga bisedat që ndërlidhej me aspektin profesional, e kam pyetur kolegen në fjalë se ç’far po bënë, përgjigjja e saj ka qenë që “me që kam përfund praktiken tek një avokat, kam filluar të përgatis provimin e jurisprudencës”, pyetja ime ka qenë se ku po lexon më shumë ngase legjislacioni veçmas ai i fushës penale ka pësuar ndryshime.

Si bisedë në mes miqsh, me ka thënë se po lexoj në doracakun e vjetër ngase të riun nuk kam arrit ta siguroj ende, dhe me është drejtuar se me që punon në ministri si është e mundur me siguru një kopje.

Përgjigja ime ka qenë se është e vërtetë që ka dal doracaku i ri i cili është promovuar para pak kohe, ka pas kërkesa të shumta dhe unë kam arrit ta siguroj një ekzemplarë, me që qenke e interesuar dhe dukej si vajzë “e sinqertë” i kam thënë se mund të ta siguroj një ekzemplar dhe atë ekzemplarin tim, pasi unë për momentin kam shume punë dhe nuk po arri të lexoj.

Gjithnjë si biseda në mes miqsh në rrjetin social, i kam thënë që mund të takohemi të pimë një kafe dhe mund ta dhuroj një ekzemplar (ekzemplarin tim), dhe jemi akorduar që të takohemi në njërin nga kafenetë afër objektit të Ministrisë, të premten në ora 14:00, me ç’rast kemi qëndruar afër 10 deri në 15 minuta, dhe ja kam dhënë ekzemplarin koleges, si dhe i kam paguar kafene.

Po ashtu komunikimi im me kolegen ka qenë komunikim i natyrës private i cili është zhvilluar përmes rrjetit social përkatësisht jozyrtar, dhe si i tillë nuk ka pas asnjë relacion me punën dhe detyrën time zyrtare.

Bisedë e cila për arsye të panjohura për mua është keqpërdor nga ana e koleges së nderuar.
Nuk ka qenë asnjë lloj kushtëzimi dhe as që ka pas të bëjë më këtë relacion, por se pse i kam thënë të takohemi në kafene ka qenë se kamë pas relacione miqësie.

Dhe në fund kam arritur ta kuptoj se po përgatitet një gjë kundër meje, i kam thënë që të takohemi më vonë, krejt me arsyen që të përpiqem t’i sqaroj këto gjera.

Me që “kolegeje” nuk pranoj të takohemi kam përfunduar bisedën me të duke i thënë që nuk do të kemi rastin të takohemi më.

Nga ajo që shihet dhe sipas bindjes time nuk ka asnjë element të natyrës zyrtare dhe kushtëzuese në këtë rast.

Ju faleminderit.