Veseli: Nuk do të lejojmë që pakica të dominojë vullnetin e shumicës

0
135

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbylljes së seancës së Kuvendit nga opozita përmes një konferencë drejtpërdrejtë për media tha se nuk do të lejojnë që një pakicë të dominojë vullnetin e shumicës.

I pari i Kuvendit tha se puna në Kuvend do të vazhdojë dhe do të mundohen që t’i gjejnë të gjitha funksionet që të mos ketë krizë institucionale dhe ka bërë të ditur se nuk do të ketë dhunë.

“Nuk do të ndodhin skenarë të dhunës në Kuvend, pasi që do të jetë pozita që do ta lëshojë sallën para opozitës”, ka thënë Veseli.

“E keni parë edhe vet se puna ne Kuvendin e Kosovës po pengohet nga përfaqësuesit e opozitës. Po shkelet edhe rregullorja e punës së Kuvendit. Ne do te vazhdojmë te mundohemi që ta zhbllokojmë situatën ne mënyrën më demokratikë”, ka thënë Vesli në konferencën për media.

Kurse sa i përket paralajmërimit të opozitës për protesta ai ka thënë se Kosova ka një demokraci parlamentare dhe çdo kush ka të drejtë për të shprehur paknaqësin por rruga nuk është zgjidhja këtë herë

“Rruga nuk është opsion që të zgjidhën të mirat e këtij vendi, janë institucionet dhe Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Veseli për protestën e opozitës. /GazetaExpress/

Action Coin