Nesër Trepça 89 tenton forcimin në pozitën e parë

0
1539

Nesër në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë luhet ndeshja e javës së 8-të të Raiffeisen Supërligës së Kosovës në futboll, ndërmjet “KF Trepça 89” nga Mitrovica dhe “KF Liria” nga Prizreni.
Minatorët në rast fitore përforcohen në pozitën e parë duke grumbulluar 20 pikë, 5 më shumë se kampioni aktual “KF Ferronikeli” nga Drenasi, që u mposht sot nga “KF Llapi” me rezultat 1:0.
Poashtu fitore minimale shënuan edhe Vushtrria kundër Drenicës, Hajvalia kundër Istogut, duke fituar me nga një gol epërsi 1:0, ndërsa baraz pa gola luajtën Besa me Gjilanin, poashtu baraz por me gola(1:1) luajtën edhe Prishtina-Drita, takim ky që u shoqërua edhe me tensione.
/Ditori/