Ja reagimi i Klubit të Zhytjes “Trepça” lidhur me shkarkimin e Ardian Kavajës

0
735

Edhe Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës Ardian Kavaja është shkarkuar nga Kryetari Agim Bahtiri, në valën e shkarkimeve të drejtorëve që i bëri ky i fundit.
Pas kësaj menjëhere kan shpërthyer mospajtimet dhe reagimit nga klube të ndryshme të qytetit që e vlerësojnë punën e tij sa ishte drejtor.
Klubi i Zhytjes “Trepça” ka reaguar nëpërmjet një komunikate ku kërkojnë urgjent rikthimin e tij.
“Klubi i Zhytjes “Trepça” njofton opinionin e gjerë në Mitrovicë se nuk e mirëpret lajmin për shkarkimin e Drejtorit për Kulture Rini dhe Sport në Komunen e Mitrovicës dhe kërkon rikthimin e tij. Ne si klub vlersojmë lartë punen e Z.Kavaja për mbështetjen që i ka bërë projekteve të ndryshme në rajonin e Mitrovicës dhe kërkojmë urgjent rikthimin e tij në poziten në të cilen ishte. Me Respekt Klubi i Zhytjes “Trepça” Mitrovicë.” përfundon komunikata e klubit.
Sipas burimeve tona priten reagime edhe nga shumë klube të ndryshme, ngase pakënaqësitë për vendimin e kryetarit për shkarkime të drejtorëve janë të mëdha. /Ditori/