Sqarimi i VV për përleshjen e mbrëmshme

0
199

Lëvizja Vetëvendosje njofton se rreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.

Vetëvendosje bënë të ditur se “dy nga sulmuesit ishin djemt e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci,  të cilët kanë të kaluar kriminale”. Policia i ka arrestuar këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur.

Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK. Mësohet se ata janë Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli.

“Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë’, thuhet në njoftim.

VV sqaron rrjedhën e sulmit të sotëm

“Njëri nga djemtë e Sabit Gecit e parkoi makinën BMW saktësisht në hyrje të zyrës së VETËVENDOSJE!-s (siç shihet në foto), duke e bllokuar derën. Me të dalur nga makina ai ka filluar t’i kërcënojë dhe fyej verbalisht dy aktivistët e Lëvizjes që ishin para zyrës. Në atë moment kanë ardhur edhe 4 persona të tjerë të armatosur me revole dhe me thikë dhe kanë filluar të godasin aktivistët dhe i kanë therrur dy nga ta.

Me të dëgjuar zhurmën, nga zyra kanë dalur edhe aktivistët e tjerë dhe i kanë larguar sulmuesit. Në atë moment ka arritur Policia e Kosovës. Kjo e fundit ka arrestuar 2 djemtë e Sabit Gashit, Alban dhe Kushtrim Gecin, ndërsa 3 sulmuesit e tjerë kanë ikur.”, thuhet në sqarimin e Vetëvendosjes.