Përvjetori i 17-të i rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

0
582

Përvjetori i 17-të i vdekjes heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrocit do të shënohet sot me homazhe në vendin e prehjes së tyre, në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të vendosë kurorë me lule në varret e tyre, ku dhe do të mbahet ceremonia e përkujtimit, që do të fillojë në orën 09:00.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ranë 17 vjet më parë në betejën e 22 shtatorit të vitit 1998, tok me bashkëluftëtarët e pandashëm, Fatime Hetemi e Shefqet Zeka.

Pas rënies së tyre, Brigada 114 e UÇK-së e mori emrin e komandantit të saj, Fehmi Lladrovci. Në këtë ditë kujtohen Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.