Sot, Dita Ndërkombëtare e Paqes

0
1290

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes me aktivitete e festime të shumta në mbarë botën. Në shënim të kësaj dite ka filluar një fushatë që synon ndryshimin e figurës viktimizuese të grave që mediat e promovojnë, duke i prezantuar ato në një frymë të re, si gra vendim-marrëse që sjellin ndryshime.

Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet duke dhënë mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.

Me 1981, në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 shtatori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes, ndërsa për herë të parë është shënuar në vitin 1982. Sidoqoftë kjo ditë rolin e saj qenësor e merr në vitin 2001, kur Asambleja e Përgjithshme e KB-së, me rezolutë të veçantë, e shpalli Ditën Ndërkombëtare Botërore.

Që nga fillimi i tij, Dita e Paqes ka shënuar përparimin tonë personale dhe planetare drejt paqes. Ajo ka rritur të përfshijë miliona njerëz në të gjitha pjesët e botës , dhe çdo vit ngjarjet janë të organizuar për të përkujtuar dhe për të festuar këtë ditë . Ngjarje të shkojnë në shkallë nga tubime private për koncerte publike dhe forume ku qindra e mijëra njerëz marrin pjesë.

Indeksi i paqes për vitin 2013, ka radhitur Islandën si vendin më paqësor në botë. Pas Islandës radhiten, Danimarka, Zelanda e Re, Zvicra etj.

Për këtë ditë, Global Network of Women Peace-builders (GNWP) pjesë e së cilës është edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ka kërkuar që gratë mos të përmenden vetëm si viktima dhe po ashtu kërkon të ndryshoj këtë portret homogjenizues të grave përmes kësaj fushate botërore mediale “Women Speak Out for Peace” (Gratë bëjnë thirrje për paqe).

Fushata e organizuar për të shënuar ditën e paqes me 21 shtator, do të bashkoj gra dhe burra, vajza dhe djem nga e tërë bota, nga 15 deri me 21 shtator, të cilët do të ngrisin zërin e tyre për paqe. Kjo fushatë synon që të ndryshojë figurën viktimizuese të grave që mediat e promovojnë, duke i prezantuar ato në një frymë të re, si gra vendim-marrëse që sjellin ndryshime. Për më shumë, të gjithë janë të ftuar për të ndarë informacione dhe histori përmes rrjeteve sociale në lidhje me rolin që gratë luajtur në ndërtimin e paqes.

Sipas një komunikate të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, në vendin tonë, gratë kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke kontribuar për paqen dhe sigurinë që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000, dhe para.

Disa mënyra përmes të cilave gratë në Kosovë kanë kontribuar për paqen janë kur gratë janë lënë jashtë negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, RrGGK dhe Gratë në të Zeza në Serbi kanë formuar Koalicionin e Grave për Paqe, i cili ka dërguar disa letra për çështjet që janë diskutuar gjatë negociatave në mënyrë që zëri i grave të dëgjohet në këtë proces.

“Kërkim-falja e parë ndonjëherë për krimet e bëra nga Qeveria e Serbisë drejt Kosovarëve është bërë nga Gratë në të Zeza gjatë një takimi të Koalicionit të Grave për Paqe të mbajtur në Strugë, Maqedoni në vitin 2006. Ky kërkim-falje që është bërë publik edhe nga të gjitha mediat e Kosovës, ka pasur një rëndësi të veçantë për qytetarët e Kosovës, në proceset e shërimit dhe paqes. Koaliconi i Grave për Paqe ka qenë poashtu i rëndësishëm për ri-krijimin e marrëdhënieve mes grave në Kosovë dhe Serbi, përmes ndarjes së storieve për periudhën e luftës dhe fillimit të një procesi shërimi. RrGGK ka mbështetur krijimin e Lobit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, që ka bashkuar gra nga politika dhe shoqëria civile nga i gjithë rajoni për të avokuar mbi çështjet që i kanë shqetësuar ato, duke çuar më tej paqen dhe sigurinë e grave.

Aktivistet e RrGGK kanë biseduar dhe trajnuar qindra trupa të NATOS/KFOR-it për çasjen që duhet pasur në punë me gratë të cilat kanë përjetuar dhunë gjatë luftës, për të zbatuar edhe më shumë perspektivën gjinore në punën e paqeruajtësve. Paqja nuk është vetëm mungesa e luftës; pas luftës gratë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme të dhunës, duke përfshirë trafikimin për shfrytëzim seksual, dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale në rrugë dhe në punë. RrGGK dhe anëtarët e saj kanë kontribuar për paqen në Kosovën e pas luftës duke avokuar për një kornizë ligjore të përmirësuar dhe mekanizëm institucional për mbrojtjen e grave nga Dhuna në Baza Gjinore. Vetë RrGGK si një rrjet ndëretnik i 86 organizatave të udhëhequra nga gratë, ofron hapësirë për ndërtimin e paqes në mes të grave të etniteteve të ndryshme përmes iniciativave të përbashkëta drejt një qëllimi të njëjtë për të çuar më tej të drejtat e grave në Kosovë”,thuhet në komunikatën e RrGGK-së. /Telegrafi/