Greqi, kapen 320 kg kanabis, në pranga 2 shqiptarë

0
186

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që prodhonin dhe transportonin drogë nga Shqipëria në vendin fqinj. Banës i janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 320 kilogramë drogë, ku pjesa më e madhe ishte në formë çokollate.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, të moshave 34 dhe 48 vjeç. Bashkë me ta është arrestuar edhe një shtetas rumun.

Shtypi grek raporton se janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë. Mësohet se droga kishte kaluar nga Shqipëri për në Greqi përmes rrugëve të reja për kalimin e ngarkesave të paligjshme.

Vlera e lëndës narkotike kalonte 2.5 milionë eurot.
/gazeta-shqip.com/

Action Coin