Obama përkrah demarkacionin me Malin e Zi

0
179

Çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka fituar një sponsor të papritur.

Është vetë Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që ka përkrahur demarkacionin në adresimin e tij Ambasadores së re të Kosovës, Vlora Çitaku.

Në porosinë e tij Çitakut, Presidenti Obama ka deklaruar: “Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi më 26 gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thënë Obama.

Presidenti Obama ka theksuar se përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

“Ka shumë punë në rrugën drejt fuqizimit të demokracisë dhe ekonomisë dhe drejt integrimit në Institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. ShBA-të do të vazhdojnë t’ju mbështesin në këto sfida dhe në sfida tjera”, ka shtuar Obama. /Telegrafi/