GJENDEN ESHTRA NË VARREZAT E SHUPKOVCIT NË MITROVICË

0
345

Gjatë kryerjes së punëve në renovimin e një varri brenda varrezave të Shupkovcit në Mitrovicë, të hënën pasdite një qytetar ka gjetur sasi të eshtrave në një bidon të mbyllur.

Nuk dihet nëse këto eshtra janë të një personi apo të më shumë personave, si dhe cilës periudhë kohore i përkasin.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e ekspertëve të mjekësisë ligjorenga Prishtina.

 

Action Coin