Në këto vende do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

0
223

KEDS nëpërmjet një njoftimi për media ka njoftuar për disa shkyçje që do të behën në ditën në vazhdim, për shkak të punimeve që do të kryen kjo kompani.

Më poshtë mund të shihni vendet përkatëse dhe koha se kur do të ndalet rryma, sipas rradhitjes së KEDS.

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit:

KEDS Sh.A. njofton se më 02.09.2015 në NS 110/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gjinoci prej orës 1 0:30 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gjinoc, Sallagrazhde, Grejkoc, Gelance, Topliqan,TS delloc-Leshan,Ts I Seferi, Lagja 2 dëshmorëve-Shirokë, NTP Haliti-Mushtisht, Privat Sinan Bytyqi(Famis), Graniti Bajram Lumi, NTP Elektroni-Grekovc, NPSH Noli Fadil Mustafa, Gurthyes Sallagrazhde (Baqevc), prodhimi i gypave Gjinoc(Mermeri)Jetulla Muharremaj, pompa e benzinës (Geni com oil ).

Shkaqet e shkyçjes janë ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Më 02.09. 2015 (e mërkurë ) në TS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Nr. 15 Blloku I prej orës 08:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Blloku I Parë, Gjimnazi, Tregu gjelbërt, Gjyqi dhe Televizioni.

Dalja 10 kV Nr. 26 ( Nexhmi Mustafa ) prej orës 08:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tophane afër tjegullores, rr.Vushtrrisë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në eliminimimin e defektit, rregullimit të kabllos 10 kV të largerçuesit nga ekipet e prishjeve të Distriktit të Prishtinës.

Action Coin